Specialist Jurist dhe Prokurime – Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

  • Specialist Jurist  dhe Prokurime – Kategoria e pagës III-B

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Siguron ofrimin e vazhdueshëm të asistencës ligjore dhe juridike për njohjen më të mirë, kuptimin dhe zbatimin e legjislacionit nga strukturat e institucionit.
  2. Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për çështjet që i propozohen për miratim titullarit të institucionit dhe institucioneve të tjera.
  3. Harton dokumentat si vendime, urdhëra dhe udhëzime të Drejtorit të Përgjithshëm etj.
  4. Bën interpretimin e bazës ligjore, kur kjo e fundit kërkohet nga punonjësit për zbatim dhe funksionimin sa më normal të punës.
  5. Monitoron dokumentacionin e prokurimeve, për të gjitha procedurat e prokurimeve që realizohen nga institucioni.
  6. Harton dokumentacionin e tenderit së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë se prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të përcaktuara në ligj.
  7. Administron në mënyrë të vazhdueshme procesin e prokurimit.
  8. Asiston në sqarimin për dokumentet dhe procedurat e tenderit nëse këto kërkohen nga zyrtarët apo organet e tjerë të prokurimit, operatorët ekonomik apo çdo organ që shqyrton procedurën e ankimuar.
  9. Harton regjistrin e parashikimit dhe realizimit të prokurimeve publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  10. Është përgjegjës për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim, brenda afateve kohore, për hartimin e urdhrave të prokurimit, urdhrave për ngritjen e komisionit të vlerësimit të ofertave për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që i bashkëlidhen dokumenteve të tenderit.
  11. Bën inventarin e dosjes së procedurave të prokurimit dhe kujdeset për dorëzimin e tyre në arkiv brenda afatit të parashikuar në ligj.
  12. Relaton pranë Përgjegjësit të Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse mbi ecurinë e proçedurave, problemet e hasura gjatë zhvillimit të tyre, bën propozime konkrete për zgjidhjen e tyre duke respektuar legjislacionin në fuqi.
  13. Kërkon zbatimin e ligjit për prokurimet publike, aktet nënligjore në fuqi dhe udhëzimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
  14. Kujdeset për realizimin e regjistrave të parashikimeve dhe të realizimeve të prokurimeve dhe raporton në strukturat përkatëse në Bashkinë e Tiranës dhe Degën e Thesarit, sipas parashikimeve ligjore të prokurimeve.
  15. Angazhimi (në bashkëpunim dhe pas kërkesës së strukturave përkatëse të institucionit), për monitorimin e zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve të marra përsipër në kontrata dhe marrëveshje, veçanërisht në përcaktimin e sanksioneve dhe përgjegjësisë për zbatimin e tyre, duke synuar minimizimin e kostos financiare për institucionin.
  16. Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.
  17. Zbaton çdo urdhër apo detyrë (verbal apo shkresor) të Drejtorit të Përgjithshëm që nuk përfshihet në pikat më lart (që nuk përbën shkelje ligjore), pa cënuar dinjitetin e punonjësit.
  18. Ndjekja e të gjitha konflikteve gjyqësore, në të treja shkallët e gjykimit, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz të institucionit në mbrojtje të interesave të tij.
  19.  Ndjekja e të gjitha konflikteve në rrugë administrative, në të cilat agjencia është palë.

1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Specialist Jurist  dhe Prokurime janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin e lartë;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose Diplomë e barazvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkencat juridike.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (me shkrim dore sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë personale;
  6. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  8. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  10. Raport mjeko-ligjor;
  11. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  12. Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 19 janar 2023.

3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 24 janar 2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë në:

  1. Ligjin nr.9220, datë 15.04.2004 “Për administrimin e shërbimit të varrimit” (ndryshuar me ligjin Nr.80/2014).
  2. Ligjin  Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

6. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

  • Specialist Jurist  dhe Prokurime – Kategoria e pagës III-b