Drejtori i Përgjithshëm

 

Znj. Raimonda Shino prej shtatorit 2015 mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të “Agjencise së Shërbimit Funeral”, Bashkia Tiranë.

Lindur në Fier më 29 Janar 1964. Në vitin 1989 ka përfunduar studimet pranë Universitetit  Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknikë.

Në korrik 1998 ka ndjekur  trajnimin në marketing organizuar nga PhareMulti-country Market Development Programme, Lubjanë, Slloveni. Në periudhën shkurt 2000-qershor 2001 ka përfunduar studimet në programet Intereg II, Bari, Itali dhe ka marrë titullin Ekspert në bashkëpunim ndërkufitar dhe menaxhim projekti. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pas-universitare  dhe është kualifikuar si eksperte në Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme. Njohëse e gjuhës Italiane dhe Angleze. Njohëse e programeve profesionale Microsoft Word, Exel, Autocad & Watercad. Ka një eksperiencë të gjatë pune në sektorin publik, privat dhe në fondacione. Në periudhën 1993-1995 ka punuar si specialiste ne Qëndrën Ekonomike, Tiranë. Në periudhën 1995-1998 ka punuar si përgjegjëse e zyrës së investimeve, Drejtoria Arsimore, Tiranë. Ne periudhën 1998-2002 ka qenë drejtuese e zyrës së zhvillim-koordinimit, Prefektura Tiranë. Nga 1995 deri në 2003 ka qenë bashkëpuntore e Fondacionit Soros me kontribut të veçantë në studimet prognozë të zhvillimit të infrastrukturës së arsimit para-universitar në Tiranë dhe në 13 rrethe të Shqipërisë. Në periudhën 2006-2012 ka mbajtur postin e Drejtores Teknike në “Derveni” 1 shpk dhe nga  2012 deri në gusht 2015 Drejtore Teknike në  “Koçi” shpk.