Shofer manovrator në Sektorin Sharrë – Njoftim i listës paraprake

NJOFTIM I LISTËS PARAPRAKE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

  • Shofer manovrator në Sektorin Sharrë

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

  • Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
  • Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

  • Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin Shofer manovrator në Sektorin Sharrë është:
  1. Refat Gorçellari

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23 Dhjetor 2021, ora 08.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.