NJOFTIM I LISTËS PARAPRAKE
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendet vakante të punës për pozicionin:
1 (Një) Roje në Sektorin Sharrë
1 (Një) Roje në Sektorin Tufinë
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
- Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
- Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin roje në Sektorin Sharrë është:
- Selim Çullhaj
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 01 Mars 2021, ora 09.00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.