Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:
- Specialist Jurist dhe Prokurime – Kategoria e pagës III-B
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Siguron ofrimin e vazhdueshëm të asistencës ligjore dhe juridike për njohjen më të mirë, kuptimin dhe zbatimin e legjislacionit nga strukturat e institucionit.
- Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për çështjet që i propozohen për miratim titullarit të institucionit dhe institucioneve të tjera.
- Harton dokumentat si vendime, urdhëra dhe udhëzime të Drejtorit të Përgjithshëm etj.
- Bën interpretimin e bazës ligjore, kur kjo e fundit kërkohet nga punonjësit për zbatim dhe funksionimin sa më normal të punës.
- Monitoron dokumentacionin e prokurimeve, për të gjitha procedurat e prokurimeve që realizohen nga institucioni.
- Harton dokumentacionin e tenderit së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë se prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të përcaktuara në ligj.
- Administron në mënyrë të vazhdueshme procesin e prokurimit.
- Asiston në sqarimin për dokumentet dhe procedurat e tenderit nëse këto kërkohen nga zyrtarët apo organet e tjerë të prokurimit, operatorët ekonomik apo çdo organ që shqyrton procedurën e ankimuar.
- Harton regjistrin e parashikimit dhe realizimit të prokurimeve publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Është përgjegjës për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim, brenda afateve kohore, për hartimin e urdhrave të prokurimit, urdhrave për ngritjen e komisionit të vlerësimit të ofertave për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që i bashkëlidhen dokumenteve të tenderit.
- Bën inventarin e dosjes së procedurave të prokurimit dhe kujdeset për dorëzimin e tyre në arkiv brenda afatit të parashikuar në ligj.
- Relaton pranë Përgjegjësit të Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse mbi ecurinë e proçedurave, problemet e hasura gjatë zhvillimit të tyre, bën propozime konkrete për zgjidhjen e tyre duke respektuar legjislacionin në fuqi.
- Kërkon zbatimin e ligjit për prokurimet publike, aktet nënligjore në fuqi dhe udhëzimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
- Kujdeset për realizimin e regjistrave të parashikimeve dhe të realizimeve të prokurimeve dhe raporton në strukturat përkatëse në Bashkinë e Tiranës dhe Degën e Thesarit, sipas parashikimeve ligjore të prokurimeve.
- Angazhimi (në bashkëpunim dhe pas kërkesës së strukturave përkatëse të institucionit), për monitorimin e zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve të marra përsipër në kontrata dhe marrëveshje, veçanërisht në përcaktimin e sanksioneve dhe përgjegjësisë për zbatimin e tyre, duke synuar minimizimin e kostos financiare për institucionin.
- Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.
- Zbaton çdo urdhër apo detyrë (verbal apo shkresor) të Drejtorit të Përgjithshëm që nuk përfshihet në pikat më lart (që nuk përbën shkelje ligjore), pa cënuar dinjitetin e punonjësit.
- Ndjekja e të gjitha konflikteve gjyqësore, në të treja shkallët e gjykimit, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz të institucionit në mbrojtje të interesave të tij.
- Ndjekja e të gjitha konflikteve në rrugë administrative, në të cilat agjencia është palë.
1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Specialist Jurist dhe Prokurime janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë kryer arsimin e lartë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose Diplomë e barazvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkencat juridike.
2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore sipas formatit të publikuar);
- Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
- Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje e kartës se identitetit;
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë e përbërjes familjare;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 19 janar 2023.
3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 24 janar 2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë në:
- Ligjin nr.9220, datë 15.04.2004 “Për administrimin e shërbimit të varrimit” (ndryshuar me ligjin Nr.80/2014).
- Ligjin Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
6. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:
- Specialist Jurist dhe Prokurime – Kategoria e pagës III-b