Përgjegjës Sektori i Burimeve Njerëzore – Njoftim për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.470, datë 06.01.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

  • Përgjegjës Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse– Kategoria e pagës III-a

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:

  1. Harton, ndjek dhe kontrollon zbatimin e programeve të këtij sektori.
  2. Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në vartësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar.
  3. Përgatit parashikimin dhe realizimin e  planit mujor të punës të Sektorit dhe e paraqet atë për miratim tek Drejtori.
  4. Ndjek procesin e punës për verifikimin e listë-prezencave të personelit në përputhje me strukturën e Drejtorisë, raporteve mejkësore, lejeve të zakonshme.
  5. Ndjek zbatimin e disiplinës dhe orarit në punë.
  6. Ndjek procesin ligjor për lidhjen e kontratave të punës duke kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e dosjes në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, vendimet dhe udhëzimet në fuqi.
  7. Ndjek procesin dhe zbaton procedurat standarde ligjore për punonjësit të cilët largohen nga puna, duke u kujdesur që  baza materiale që ata disponojnë të dorëzohet konform ligjeve dhe rregullave.
  8. Ndjek dhe kontrollon grafikun e daljeve në pension të punonjësve në Agjencinë e Shërbimeve Funerale në bashkëpunim me Sektorin e Financës.
  9. Harton programin e lejeve të zakonshme duke marrë më parë konfirmimin e Drejtorëve të Drejtorisë/Përgjegjësve të sektorit.
  10. Së bashku me specialistët e sektorit ushtron kontrollin mbi zbatimin e disiplinës dhe etikës në punë të punonjësve.
  1. Merr pjesë dhe është anëtar i komisionit për proçedurat e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakante në drejtori.
  2. Ndjek me kujdes plotësimin dhe përfundimin sa më korrekt dhe profesional të formularëve të vlerësimit të performancës për punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Funerale dhe e paraqet atë në mënyrë të përmbledhur tek Drejtori i Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.
  3. Ndjek të gjitha çështjet juridike që lidhen më Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Shërbimeve Funerale, duke vlerësuar dhënien e zgjidhjeve mbi baza ligjore të të gjitha problemeve që dalin gjatë realizimit të aktivitetit institucional.
  4. Merr pjesë në interpretimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore, në proçesin e zbatimit të tyre.
  5. Është përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë për administrimin e proçedurave të prokurimit publik.
  6. Pasi merr konfirmimin e Drejtorit të Përgjithshëm dërgon për miratim pranë Titullarit të Autoritetit Kontraktor regjistrin e parashikimit të prokurimeve dhe regjistrat e realizimit të prokurimeve që i dërgohen Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Bashkisë Tiranë në mbështetje me legjislacionin në fuqi.

1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Përgjegjës Sektori janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin e lartë;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në profil Juridik/ Ekonomik. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë njohur pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
  2. Eksperienca në punë jo më pak se 5 vjet.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (me shkrim dore sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  • Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 16 shkurt 2022.

3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 18 shkurt 2022, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë në:

  1. Ligjin nr.9220, datë 15.04.2004 “Për administrimin e shërbimit të varrimit” (ndryshuar me ligjin Nr.80/2014).
  2. Ligji 162/2020 “Për prokurimin publik”.

5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

6. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.