Teknik Ndërtimi – Rishpallje për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale rishpall procedurën e konkurimit për një vend të lire pune për pozicionin:

  • Teknik Ndërtimi në Sektorin Tufinë – Klasa e pagës IX

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Organizon punën për hapjen e varreve, për furnizim me veshje nëntokësore varri dhe bordura provizore varri për çdo varrim, pas caktimit të vendit nga Përgjegjësi i Sektorit.
  2. Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme hapjen e varreve, sipas kushteve dhe përmasave të caktuara në V.K.M nr.712, datë 29.10.2014 për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
  3. Kontrollon punimet e ndërtimit të varreve, të cilat duhet të jenë në përputhje me V.K.M nr.712, datë 29.10.2014 për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë” dhe siguron respektimin e përmasave midis hapësirave të varreve.
  4. Kontrollon dhe punime të ndërtimit që kryhen brenda territorit të varrezave nga subjekte të jashtëm dhe nuk lejon kryerjen e asnjë punimi pa miratimin paraprak të projektit dhe në përputhje me rregullat teknike për projektimin dhe ndërtimin e varrezave.
  5. Nuk lejon ndërtimin e varrit nga subjektet private që tejkalojnë parametrat e parashikuara në rregulloren teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
  6. Përgjigjet për dëmtimin ose përdorimin e infrastrukturës brenda territorit të varrezave si të shesheve rrugëve kryesore apo dytësore për varrime, qoftë edhe me urdhër të Përgjegjësit të Sektorit.
  7. Propozon masat që duhet të merren për problemet e punimeve të ndërtimit që dalin në sektorë.
  8. Ndjek dhe kontrollon harxhimin e bazës materiale në sektor dhe pergatit raport çdo muaj, të cilin ia paraqet për miratim Përgjegjësit të Sektorit të varrezës dhe Sektorit të Financës.

1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Teknik Ndërtimi në Sektorin Tufinë janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin e mesëm;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë personale;
  6. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  7. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  11. Dy fotografi (përmasa 2.5×3.5 cm)

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 19 qershor 2023.

3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 21 qershor 2023 Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.

4. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

5. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.