Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.470, datë 06.01.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lire pune për pozicionin:
- Shofer – Klasa e pagës IV
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Ka përgjegjësinë kryesore në drejtimin e sigurisë të mjetit dhe transportin e punonjësve të institucionit;
- Ka përgjegjësinë për transportin e punonjësve, pajisjeve apo materialeve të ndryshme sipas nevojave të institucionit.
- Të jetë gjithmonë i gatshëm për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të institucionit.
- Të njohë e të përdorë me profesionalizëm automjetin që i është dhënë në përdorim dhe t’a mirëmbajë atë.
- Të njoftojë menjëherë lidhur me defektet e mundshme që mund të pësojë mjeti.
- Përdor mjetin që ka në ngarkim vetëm për nevojat e punës.
1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin shofer janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë kryer arsimin e mesëm;
- Të ketë patentë të Kategorisë B
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (sipas formatit të publikuar);
- Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
- Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar
- Fotokopje e kartës se identitetit;
- Fotokopje e Lejes së drejtimit të automjetit;
- Çertifikatë e përbërjes familjare;
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Dy fotografi (përmasa 2.5×3.5 cm)
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 27 janar 2022.
3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 31 janar 2022, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.
4. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
5. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.