NJOFTIM I LISTËS PARAPRAKE
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për një vend të lirë pune për pozicionin:
Punëtor varrezash në Njësinë Administrative Dajt
Kandidati do të vlerësohet në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
- Kandidati do të vlerësohet për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
- Kandidati gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohet në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tij të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tij për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin punëtor varrezash në Njësinë Administrative Dajt është:
- Alfred Troksi
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 10 nëntor 2021, në orën 09.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.