Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:
- Përgjegjëse e Sektorit të Financës – Kategoria e pagës III-a
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:
- Përgatit, bën përpunimin e të dhënave, administron dokumentet justifikues për buxhetin dhe përgatit projekt buxhetin përfundimtar. Bashkërendon punën me të gjithë sektorët e institucionit dhe ndjek të gjithë proçesin e përgatitjes së buxhetit vjetor, projekt buxhetin e vitit pasardhës, afat mesëm sipas afateve ligjore dhe pas shqyrtimit përfundimtar dhe miratimit nga Drejtori i Përgjithshëm e dërgon atë për miratim në Bashkinë e Tiranës.
- Monitoron zbatimin e buxhetit dhe raporton periodikisht te Drejtori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve, Drejtori i Përgjithshëm dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar pranë Bashkisë së Tiranës apo institucione të tjera kur i kërkohet.
- Menaxhon sistemin financiar, mbajtjen e kontabilitetit dhe përgatitjen e bilancit vjetor dhe pasqyrave financiare vjetore në përputhje me ligjin për kontabilitetin, administrimin financiar dhe kontrollin.
- Ndjek rezultatet financiare të institucionit, kontrollon dhe menaxhon shpenzimet e bëra sipas limiteve të përcaktuara dhe të miratuara.
- Ndjek rezultatet financiare të institucionit, kontrollon të ardhurat e realizuara sipas limiteve të përcaktuara dhe të miratuara.
- Evidenton dhe planifikon pagesat në afatet e parashikuara për të gjitha detyrimet, si dhe të gjitha detyrimet e tjera që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- Kryen kontabilizimin e ditarit të veprimeve të ndryshme.
- Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditëshme, si dhe çështjet e ndryshme që ngrihen me shkrim, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe i propozon Drejtorit të Përgjithshëm rrugëzgjidhjet përkatëse.
- Mban korrespondencën e sektorit me Drejtorin e Përgjithshëm dhe me sektorët apo zyrat e tjera të institucionit.
- Kryen azhornimin kronologjik të veprimeve me Degën e Thesarit dhe në fund të çdo muaji bën rakordimin me Degën e Thesarit, për situacionin e shpenzimeve dhe të ardhurave, gjithashtu të njëjtat veprime kryen edhe me Bashkinë Tiranë.
- Konfirmon dhe siglon listë-pagesat sipas legjislacionit në fuqi.
- Ndjek zbatimin e ligjshmërisë për problemet financiare, për të gjithë aktivitetin.
- Planifikon kontrolle të ndryshme mbi pasurinë e institucionit (magazinë e sektorët e shërbimit).
- Kontrollon zbatimin e arkëtimeve dhe pagesave me bankë.
- Kontrollon magazinën e agjencisë dhe kontrollon daljen e materialeve të magazinueshme, sipas kërkesave.
- Kujdeset për administrimin, hapjen e regjistrave të aseteve, inventarizimin dhe mirëmbajtjen e pasurive të paluajtshmedhe të luajtshme të institucionit, sipas legjislacionit në fuqi.
- Kontrollon punën e përditëshme të specialistëve në varësi, për plotësimin e detyrave që u janë ngarkuar, brenda afateve te caktuara dhe konform me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Harton dhe ndjek pasqyrat financiare të vitit ushtrimor në bazë të ligjeve përkatëse (bilancet financiare) dhe rakordon ato me Degën e Thesarit.
- Përgatit procedurën për ngritjen e komisioneve për kryerjen e inventarëve fizikë, sipas kërkesave të legjislacionit financiar në fuqi.
- Propozon masa administrative për punonjësit e varësisë kur në mënyrë të përsëritur nuk zbatojnë detyrat e ngarkuara dhe kryejnë veprime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Përgjegjëse e Sektorit të Financës janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë kryer arsimin e lartë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkencat ekonomike. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë njohur pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
- Eksperienca në punë jo më pak se 5 vjet.
2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore sipas formatit të publikuar);
- Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
- Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje e kartës se identitetit;
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë e përbërjes familjare;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 30 maj 2023.
3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 1 qershor 2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë në:
- Ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë” i ndryshuar;
- Ligjin nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i ndryshuar;
- Ligjin nr. 162, datë 23.012.2020 “Për prokurimin publik”;
- Ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
6. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.