Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për një vend të lirë pune për pozicionin:
- Përgjegjëse e Sektorit të Financës
Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin Përgjegjëse e Sektorit të Financës është:
- Rajmonda Jaupi
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 02 qershor 2023, ora 11:00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.