Shërbimet e varrimit të kufomave përfshijnë:
- Shërbim varrimi për të rritur;
- Shërbim varrimi për të rritur varr mbi varr;
- Shërbim varrimi për të mitur (arkivol + autofunebër);
- Shërbim varrimi për të mitur
LISTA E DOKUMENTEVE TË KËRKUARA
Për çdo shërbim varrimi kërkohen dokumentet:
- Leje varrimi, lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile ku i ndjeri ka vendbanimin.
- Dokument që vërteton vdekjen (skedë vdekje), lëshuar nga organi shëndetësor përgjegjës, vetëm për ditët e pushimit që nuk mund të sigurohet leja e varrimit.
- Certifikatë vdekje dhe leje transporti të kufomës, lëshuar nga autoriteti konsullor shqiptar, vetëm në rastet kur kufoma transportohet nga një shtet tjetër.
PROCEDURA E VEPRIMEVE TË BRENDSHME QË NDIQEN NGA AGJENCIA
Hapi 1: A.Sh.F me administrimin e lejes së varrimit lëshon faturën për arkëtim. Pagesa kryhet nëpërmjet bankës dhe një kopje e mandatit, që lëshon banka, dorëzohet pranë agjencisë. Këto veprime kryhen brenda ditës.
Hapi 2: Me kryerjen e pagesës lëshohet “Urdhëri i punës” nga agjencia, për kryerjen e shërbimit të varrimit, në të cilin përcaktohet data dhe ora e kryerjes së shërbimit. Këto veprime kryhen brenda ditës.
Procedura për pranimin e kërkesës për rivarrimin e mbetjeve mortore (eshtra) në Varrezat Publike të Bashkisë Tiranë për rastet e mëposhtme:
- mbetje mortore (eshtra) që vijnë nga njësi administrative të tjera;
- mbetje mortore (eshtra) që vijnë nga shtete të tjera.
Kërkesë me shkrim për rivarrim mbetjesh mortore drejtuar Agjencisë së Shërbimeve Funerale, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga familjarët e të ndjerit/ës, shoqëruar me dokumentet si më po Shënim për pikën a): Mbetjet mortore (eshtra) që vijnë nga njësi administrative të tjera duhet të shoqërohen me dokumentat: “Leje zhvarrimi”, “Leje/autorizim transporti” lëshuar nga kryetari i njësisë administrative nga ku do të vijnë mbetjet mortore dhe “Autorizimi” i lëshuar nga strukturat rajonale të shëndetit publik, të cilat i dorëzohen përgjegjësit të shërbimit të varrimit nga i ngarkuari për transportimin e mbetjeve mortore. Shënim për pikën b): Mbetjet mortore (eshtra) që vijnë nga shtete të tjera për në Republikën e Shqipërisë, duhet të jenë shoqëruar me dokumentin “Leje transporti” për futjen e tyre në vend, lëshuar nga Autoritet Konsullore Shqiptare, dokument që i dorëzohet përgjegjësit të shërbimit të varrimit.
Procedura e veprimeve të brendshme që ndiqen nga agjencia
Procedura për zhvarrim të zakonshëm nga nëntoka të mbetjeve mortore (eshtra) në Varrezat Publike të Bashkisë Tiranë për rastet e mëposhtme:
- mbetje mortore (eshtra) që do të transferohen brenda territorit të varrezave të Bashkisë Tiranë;
- mbetje mortore (eshtra) që do të transfrohen në njësi administc) rative të tjera;
- mbetje mortore (eshtra) që do të transfrohen/ekstradohen në shtete të tjera.
Lista e dokumenteve për mbetjet mortore (eshtra) që do të transferohen brenda territorit të varrezave të Bashkisë Tiranë;
- Kërkesë me shkrim për zhvarrim mbetjesh mortore drejtuar Agjencisë së Shërbimeve Funerale, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga familjarët e të ndjerit/ës, shoqëruar me dokumentet si më poshtë:
- Certifikatë vdekje të të ndjerit/ndjerëve që do të zhvarroset/en.
- Certifikatë të trungut familjar të të ndjerit dhe/ose Dëshmi trashëgimie/testamentare nëse qytetari disponon. (Kërkuesi të respektojë radhën e trashëgimtareve ligjore, pasi mban përgjegjësi ligjore për kërkesën e tij, në rast konflikti me familjarët e të ndjerit/ës).
- Kopje e kartës së identitetit të kërkuesit ose kërkuesve.
Lista e dokumenteve për mbetjet mortore (eshtra) që do të transferohen në njësi administrative të tjera, përveç dokumenteve të kërkuara në pikën “ a” kërkohet dhe:
- Miratim për pranimin e mbetjeve mortore, lëshuar nga njësia admninistrative ku do të transferohen eshtrat.
Lista e dokumenteve për mbetjet mortore (eshtra) që do të transfrohen/ekstradohen në shtete të tjera, përveç dokumenteve të kërkuara në pikën “ a” kërkohet dhe:
- Miratimi për futjen e mbetjeve mortore, lëshuar nga autoriteti konsullor i shtetit ku do të çohen eshtrat.
Shërbimi i zhvarrimit të zakonshën nga nëntoka kryhet pas kalimit të një periudhe 15 vjeçare nga viti i varrimit. Varri i liruar pas zhvarrimit do të përdoret nga agjencia për varrim të ri.
Procedura e veprimeve të brendshme që ndiqen nga agjencia- Hapi 1: Shqyrtohet kërkesa e dokumentacioni i sipërkërkuar dhe bëhet verifikimi në regjistrat e shërbimit të varrimit dhe në terren i vendvarrimit të të njderit/ve që do të zhvarrosen. Pas verifikimeve përkatëse lëshohet /refuzohet “Leja për zhvarrim të zakonshëm nga nëntoka”, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës.
- Hapi 2: Në rast të miratimit të “Lejes për zhvarrim të zakonshëm nga nëntoka”, lëshohet fatura për arkëtim. Pagesa kryhet nëpërmjet bankës dhe një kopje e mandatit, që lëshon banka, dorëzohet pranë agjencisë. Këto veprime kryhen brenda ditës.
- Hapi 3: Me kryerjen e pagesës lëshohet “Urdhëri i punës” nga agjencia, për kryerjen e shërbimit të zhvarrimit, në të cilin përcaktohet data dhe ora e kryerjes së shërbimit. Këto veprime kryhen brenda ditës.
Shënim për pikën “b”: Në përfundim të hapave të mësipërm, i ngarkuari për transportimin e mbetjeve mortore duhet të pajiset me “Leje/autorizim transporti të mbetjeve mortore”, lëshuar nga kryetari i bashkisë, ku janë varrosur mbetjet mortore dhe duhet të pajiset me “Autorizim”, lëshuar nga strukturat rajonale të shëndetit publik, të cilat i dorëzohen përgjegjësit të shërbimit të varrimit.
Shënim për pikën “c”: Në përfundim të hapave të mësipërm personi i interesuar duhet të pajiset me “Autorizim për transport të mbetjeve mortore”, lëshuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, një kopje e së cilës i dorëzohet përgjegjësit të shërbimit të varrimit.