Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar; Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr. 2784 prot., datë 19.01.2024 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin Specialist Inxhinier Ndërtimi, si më poshtë vijon:
- Specialist Inxhinier Ndërtimi
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:
1. Njeh dhe zbaton legjislacionin në fuqi të fushës së ndërtimit.
2. Ndjek investimet që kryhen nga institucioni në varrezat publike, brenda territorit të Bashkisë Tiranë, sipas kushteve të përcaktuar në kontratën e sipërmarrjes.
3. Harton dokumentacionin teknik dhe zbaton çdo kërkesë tjetër, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi të prokurimeve publike, me natyrë të fushës së ndërtimit.
4. Shqyrton kërkesat teknike të propozuara nga sektorët e varrezave dhe njësitë administrative për punime të domosdoshme apo emergjente në varrezat publike.
5. Harton projekt-preventivat për punime të ndryshme që propozohen të kryhen nga Drejtoria dhe sektorët e varrezave në përputhje me manualet e ndërtimit në fuqi.
6. Kontrollon situacionet e raportimit të punës nga teknikët e ndërtimit Tufinë dhe Sharrë.
7. Kontrollon raportet periodike dhe vjetore të punës në sektorët Tufinë dhe Sharrë.
8. Raporton në Sektorin e Financës për hartimin e zbërthimit të përdorimit të materialit Teknik.
9. Harton detyra projektimi dhe specifikime teknike për Procedurat e Prokurimit Publik.
10. Kontrollon në mënyrë periodike zbatimin e ndërtimit të varrit sipas parametrave teknikë vendosur në V.K.M nr.712, datë 29.10.2014 për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
11. Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.
12. Zbaton çdo urdhër apo detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm që nuk përfshihet në pikat më lart (që nuk përbën shkelje ligjore), pa cënuar dinjitetin e punonjësit.
- KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Inxhinier Ndërtimi janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë kryer arsimin e lartë;
c) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
d) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
e) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
f) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në Inxhinieri Ndërtimi;
b) Përdorues shumë i mirë i paketës MS Office dhe programet kompjuterike të fushës si autocad etj;
2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore sipas formatit të publikuar);
- Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje e kartës se identitetit;
- Çertifikatë e përbërjes familjare;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm)
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 12 Mars 2025.
3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 17 Mars 2025, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.
4. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
5. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.