NJOFTIM I LISTËS PARAPRAKE
Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.470, datë 06.01.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për një vend të lirë pune për pozicionin:
- Varrmihës në Sektorin Tufinë
Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin varrmihës është:
- Andrea Jusufi
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 09 Mars 2022, në orën 09.00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.