Specialist Marrdhenie me Publikun e Median

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.470, datë 06.01.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

  • Specialist Marrëdhënie me Publikun e Median – Kategoria e pagës IV-a

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:

  1. Specialisti i marrëdhenieve me publikun, pas marrjes së ankesave dhe kërkesave me shkrim të qytetarëve ia paraqet Drejtorit, i cili përcakton zyrën apo sektorin që do të trajtojë problematikën e ankesave dhe kërkesave, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative.
  2. Të evidentojë problemet e ngritura nga qytetarët, të organizojë pritjen e përditshme të tyre, t’i sqarojë ata për problemet që lidhen me institucionin dhe të bëjë regjistrimin e kërkesave apo ankesave që vijnë me shkrim apo me gojë nga qytetarët.
  3. Të organizojë pritjen e Drejtorit të Agjencisë në ditën e pritjes ose të të ngarkuarit prej tij për të bërë pritjen dhe gjithashtu merr masa për njoftimin e punonjësve që iu adresohet detyra e dhënë nga pritja e drejtorit. Në përfundim të zgjidhjes së kërkesës, ankesës apo informacionit, nëpunësi i marrëdhënieve me publikun njofton drejtorin për mënyrën dhe kohën e zgjidhjes.
  4. Specialisti i marrëdhënieve me publikun i bën me dije çdo sektori apo zyre problemet që kanë paraqitur qytetarët dhe inicion dhënien e përgjigjeve ligjore në kohën e duhur.
  5. Harton regjistrin e kerkesave/ankesave të qytetarëve dhe kthim pergjigjet në mënyrë elektronike dhe shkresore.
  6. Kërkesat për informacion pasi protokollohen, dërgohen në sektorët përkatës për të marrë informacionin e kërkuar brenda afateve ligjore të përcaktuara, pa kërkuar shpjegime për qëllimin e kërkesës.
  7. Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun, në bashkëpunim me drejtorinë apo sektorin përkatës, përgatit në një kohë sa më të shkurtër të mundshme informacionin e kërkuar dhe ia ofron atë qytetarit të interesuar.
  8. Duke qenë subjekt përfaqësues i Agjencisë në kontaktin e parë me njerëzit, me pretendimin për një shërbim sa më cilësor ndaj komunitetit, ai merr pjesë në të gjitha trajnimet që organizohen nga institucioni apo nga Bashkia e Tiranës apo fondacione të tjera, për kualifikimin e tij në funksion të detyrës.
  • Në fund të çdo muaji paraqet në Drejtori, informacionin mbi pritjet e popullit dhe problematikën e evidentuar.
  • Ndjek pasqyrimin nga mediat lokale dhe kombëtare, të shkruara dhe elektronike, të problemeve që lidhen me aktivitetin e Agjencisë dhe përgatit përmbledhje mbi mënyrën e trajtimit të tyre në media.
  • Mban kontakte me mediat e shkruara dhe elektronike, lokale e kombëtare dhe iu vë në dispozicion përfaqësuesve të tyre informacion përmbledhës për aktivitetin e Agjencisë në përgjithësi apo aktivitete dhe probleme të veçanta që administrata e Agjencisë trajton për një periudhë të caktuar.
  • Përgatit njoftimet e drejtorisë apo sektorëve të veçantë të Agjencisë për publikim në media dhe i vë në dispozicion të tyre.
  • Përmes filmimeve, fotografive dhe informacioneve të ndryshme krijon arkivin mediatik, për të mundësuar promovimin e Agjencisë dhe ndryshimet e tij nga viti në vit.
  • Dokumenton nëpërmjet fotografimit investimet që realizon agjencia.
  • Administron faqen zyrtare te ëeb-it të agjencisë.
  • Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.

1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin Specialist Marrëdhënie me Publikun e Median janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin e lartë; Niveli minimal i diplomës Bachelor ose Diplomë e barazvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkencat   juridike/shoqërore;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar;
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  6. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  8. Raport mjeko-ligjor;
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  10. Dy fotografi (përmasa 2.5×3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 04 korrik 2022.

3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 07 korrik 2022, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.

4. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individuale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

5. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.