Shofer manovrator në Sektorin Sharrë

RISHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale rishpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

 1 (një) Shofer manovrator në Sektorin Sharrë – Klasa e pagës IV

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:

  1. Merr detyra nga përgjegjësi i sektorit të varrezës, të cilat lidhen me lëvizjen e mjetit për hapjen e gropave të varreve.
  2. Merr detyra nga përgjegjësi i sektorit të varrezës për kryerjen e punimeve të tjera të fushës së ndërtimit, sipas nevojës së sektorëve.
  3. Ka përgjegjësinë kryesore në drejtimin e sigurisë të mjetit.
  4. Të jetë gjithmonë i gatshëm për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të institucionit.
  5. Të njohë e të përdorë me profesionalizëm automjetin që i është dhënë në përdorim dhe t’a mirëmbajë atë.
  6. Plotëson fletë-udhëtimet e lëvizjeve të kryera gjatë ditës, ku të pasqyrohen saktë lëvizjet e kryera, kilometrat e realizuara dhe sasia e naftës së harxhuar.
  7. Të njohë dhe të kontrollojë periodikisht dokumentacionin e automjetit që ka në ngarkim dhe të raportojë te Përgjegjësi i sektorit 30 (tridhjetë) ditë përpara përfundimit të afatit të dokumenteve të mjetit.
  8. Të njoftojë menjëherë lidhur me defektet e mundshme që mund të pësojë mjeti gjatë punës.
  9. Zbaton me përpikmëri kërkesat e parashikuara në urdhrat e brendshëm të drejtorit, për përdorimin dhe lëvizjen e automjeteve gjatë dhe jashtë orarit zyrtar të punës.
  10. Përdor mjetin që ka në ngarkim vetëm për nevojat e punës.
  11. Shpenzon karburantin që ka në dispozicion vetëm për nevojat e punës.
  12. Zhdëmton për çdo dëm që i shkaktohet mjetit nga keqpërdorimi i mjetit, i vërtetuar nga eksperti i fushës.
  13. Zbatojnë rregullat e përcaktuara për evidentimin e hyrjes dhe daljes së automjeteve nga vendqëndrimi në magazinë ose vendqëndrimi në sektorë.
  1. Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.

1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin shofer manovrator janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin e mesëm;
  3. Të ketë Dëshmi të aftësisë profesionale “Për përdoruesit e makinerive të rënda dhe punimeve të tokës”;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe listës së notave e noterizuar
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  6. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  8. Raport mjeko-ligjor;
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  10. Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm)

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 19 Tetor 2021.

3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 22 Tetor 2021, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.

4. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

5. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.