Roje në Sektorin Tufinë- Njoftim i listës paraprake

NJOFTIM I LISTËS PARAPRAKE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendet vakante të punës për pozicionin:

  1 (Një) Roje në Sektorin Tufinë

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin roje në Sektorin Tufinë është:

  1. Alban Ajazi

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 29 Mars 2021, ora 10.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.

Roje ne Sektorin Tufine – A.SH.F Njoftim i listes paraprake