Roje në Sektorin Sharrë – Njoftim për vend të lirë pune

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjit nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3489/1, datë 06.10.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale shpall procedurën e konkurimit për një vend të lirë pune për pozicionin:

Roje në Sektorin Sharrë – Klasa e pagës II

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:

  1. Rojet e varrezave kryejnë shërbimin e rojes brenda territorit të varrezave dhe të objekteve brenda saj, sipas procedurave të miratuara nga dejtori i institucionit.
  2. Nuk lejon hyrjen në ambjentet e zyrave të personave të pa autorizuar.
  3. Mbajnë librin e shërbimit të rojes, ku evidentohet koha e marrjes dhe dorëzimit të shërbimit.
  4. Në rast të konstatimit të problemeve në ambjentin që kryen shërbimin njofton menjëherë Përgjegjësin e Sektorit të varrezave.
  5. Evidenton çdo ndërtim të pa ligjshëm dhe njofton në mënyrë të menjëhershme Teknikun e Ndërtimit, Kontrollorin e Terrenit dhe Përgjegjësin e Sektorit të varrezave. Mos veprimi për këto raste klasifikohet si shkelje e rëndë.
  6. Qëndron në vendin e punës dhe nuk mund të largohet pa njoftuar Përgjegjësin e Sektorit të varrezave dhe në mungesë të tij drejtorin përkatës.
  7. Të paraqitet në institucion në raste të veçanta të cilat i njoftohen paraprakisht nga eprori i tij.
  8. Duhet të zbulojë, parandalojë, vëzhgojë dhe raportojë për çdo parregullsi, dëmtim të pronës, vjedhje apo dukuri të pazakontë që mund të shkaktojnë dëme për magazinën dhe stafin e tij.
  9. Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.

1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin roje janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin e mesëm;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe listës së notave e noterizuar
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë personale;
  6. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  7. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  11. Dy fotografi ( përmasa 2.5×3.5 cm)

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 06 shkurt 2023.

3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 09 shkurt 2023, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë  dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.

4. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

5. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.