Rishpallje për vend të lirë pune-Punëtorë varrezash në Sektorin Sharrë

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Agjencia e Shërbimeve Funerale rishpall procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin

 2 (dy) Punëtorë varrezash në Sektorin Sharrë – Klasa e pagës II

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:

 

  1. Merret me pastrimin dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të territorit të varrezave publike, që administrohen nga Agjencia e Shërbimeve Funerale, nën drejtimin dhe organizimin e punës nga përgjegjësi i varrezës.
  2. Pastrimin e rrugëve kryesore dhe dytësore të varrezave publike.
  3. Kositje bari.
  4. Krasitje pemësh.
  5. Fshirje me fshesë.
  6. Spërkatje me herbicide dhe pesticide.
  7. Grumbullim dhe heqje mbeturinash që dalin gjatë pastrimit.
  8. Lyerje me gëlqere të bordurave të rrugëve kryesore, dytësore dhe të bordurave të varreve.
  9. Sistemim dheu pas varrimit, dhe punë të tjera të funksion të mirëmbajtjes dhe pastrimit të varrezave.
  10. Zbaton me korrektësi disiplinën në punë dhe detyrat e ngarkuara, duke mbajtur përgjegjësi për çdo rast shkelje të tyre.

 

  1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit për pozicionin punëtor varrezash janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë kryer arsimin 8-vjeçar;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

 

  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (sipas formatit të publikuar);
  2. Curriculum Vitae (jetëshkrimi);
  3. Fotokopje e diplomës së shkollës e noterizuar;
  4. Fotokopje e kartës se identitetit;
  5. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  6. Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qënë i punësuar);
  8. Raport mjeko-ligjor;
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  10. Dy fotografi (përmasa 2.5×3.5 cm)

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e protokollit të Agjencisë së Shërbimeve Funerale brenda datës 23 Mars 2021.

 

  1. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26 Mars 2021, Njësia e Burimeve Njerëzore në Agjencinë e Shërbimeve Funerale do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Agjencisë dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit për pozicionin e lirë të punës dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet komunikimit telefonik), për shkaqet e moskualifikimit.

 

  1. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individuale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

  1. DATA E DALJES SË REZULTATIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet komunikimit telefonik). Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Agjencisë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.