Punëtorë varrezash në Sektorin Sharrë-Njoftim i listës paraprake

NJOFTIM I LISTËS PARAPRAKE

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.2743, datë 22.01.2021 “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendet vakante të punës për pozicionin:

 

2 (dy) Punëtorë varrezash në Sektorin Sharrë

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Kandidatët të cilët kalojnë në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin punëtor varrezash në Sektorin Sharrë janë:

 

  1. Hysni Sula                                          
  2. Musa Goxho

                             

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 29 Mars 2021, nga ora 11.30 deri në orën 12.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.

Punetor varrezash Sharre – A.SH.F Njoftim i listes paraprake