Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961,datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.2743, datë 22.01.2021 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë “Për disa ndryshime në strukturën dhe organikën e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
Punëtor varrezash në Njësinë Administrative Zall- Bastar
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
– Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
-Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin punëtor varrezash është:
- Selim Duka
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 25 Mars ora 09.30, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.